Gjakova
Shkronjat

Si në gjithë vendin edhe në Gjakovë është shënuar dita e veteranit, në përkujtim të dëshmorëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast përfaqësues të organizatave të dala nga lufta bënë homazhe pranë lapidarit “Shokët e Lirisë” në ndërim  të heronjëve, dëshmorëve dhe gjithë të rënëve për liri.

 

Heronjtë, dëshmorët dhe veteranët e luftës sonë për liri dhe pavarësi krijuan epokë të re për popullin tonë, prandaj sot me krenari kujtojmë çdo të rënë në altarin e lirisë dhe nderojmë gjithë sakrificën dhe kontributin e çdo veterani në luftën tonë çlirimtare u tha me këtë rast./TV Syri Vision/