Gjakova
Shkronjat

Ishte ora tetë e mëngjesit kur një grup I qytetarëve të komunës së Gjakovës u mblodhën para Kishës Ortodokse të qytetit për të kundërshtuar kështu ardhjen e pelegrinëve serb me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Në mesin e protestuesve ishin qytetarët të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur. Ata thanë se  nuk janë kundër asnjë feje dhe asnjë kombi, por jemi kundër ardhjes së atyre që kryen krime, të cilët nën petkun e pelegrinëve dëshirojnë të vijnë në Gjakovë.

 

Nënat e viktimave të luftës të cilët mbanin në duar fotografitë e më të dashurve të tyre thanë se kjo vizitë eshtë një provokim dhe se nuk lejojmë që ata të cilët bënë masakër gjatë vitit 1999 të vijnë  në Gjakovë, në vendin që plaga nuk është shëruar ende.

Familjarët patën edhe kërkesat e tyre.

 

Në dyert e kishës ortodokse qytetarët vendosen banerin me emrat e serbëve, që sipas tyre kanë kryer krime në Gjakovë. Si dhe dy pankarta të tjera me mbishkrimin, “I keni duart me gjak” dhe “Gjakova nuk harron”. Përgjatë kohës sa edhe u zhvillua protesta prezente ishte edhe Policia e Koosvës dhe Kfori Turk.Me këtë rast zyrtarë të lartë të Policisë thanë për televizionin Syri Vision se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë. Mirëpo për te qenë gjithqka nën kontrollë në kemi ndërmarrë masat dhe kemi bërë të gjitha pregatitjet operacionale për këtë protest. Përkundër temperaturave të ulëta qytetarët qëndruan rreth tri orë para kishës ortodokse mirëpo pelegrinët serb nuk erdhën dhe pastaj filluan të largohen duke marshuar deri në qendër të qytetit. Protesta përfundojë e qetë dhe pa asnjë incident./TV Syri Vision/