Gjakova
Shkronjat

Futbollistët e klubit Vëllaznimi do të qëndrojnë për një javë në Shqipëri. Ekspedita e Vëllaznimit që përbëhet prej më shumë se 28 futbollistëve kanë udhëtuar për në Durrës.

Kryetrajneri Ismet Munishi tha se gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen stërvitje intensive dhe futbollistët do të përgatiten për stinorin pranveror.

Përveq fazës përgatitore Vëllaznimi gjatë këtyre ditëve do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore.

Pas përfundimit të fazës përgatitore  Vëllaznimi  ndeshjen e parë për këtë vit e zhvillon me 9 shkurt ndaj Drites për Kupën e Kosovës..TV Syri Vision/