Gjakova
Shkronjat

Përgjatë vitit 2018 drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka monitoruar gjendjen emergjente në territorin e komunës së Gjakovës si dhe ka realizuar planin operativ 45 % më tepër  krahasuar me vitin 2017 karshi cfarëdo fatkeqësije, kështu tha drejtori i këtij dikasteri Luan Dinaj.

Dinaj tha se në kuadër të masave preventive për parandalimin e vërshimeve apo zbutjen e pasojave nga to është përgatitur edhe plani i punës për këtë vit.

Një plan tjetër i drejtorisë është edhe funksioimi i qendrës së thirrjeve 24 orë.

Vlen theksohet se viti 2018 ka qenë ndër vitet më të qeta sa i përket zjarreve pyjore, vërshimeve nga fatkeqësitë natyre, pasi që numri i këtyre rasteve ka qenë më i ulët së paku në dekadën e fundit./TV Syri Vision/