Gjakova
Shkronjat

Bora që ka filluar të bie nga mesnata në vendin tonë e që ka vazhduar edhe sot në Komunën e Gjakovës nuk ka shkaktuar vështirësi në komunikacion. Për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytetin e Gjakovës, u angazhuan operatori i përzgjedhur ekonomik si dhe kompania rajonale e mbeturinave “Çabrati”.

Reshjet e borës të cilat filluan mbrëmë e që kanë vazhduar edhe sot në Komunën e Gjakovës nuk kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion, kjo pasi që të gjitha rrugët janë pastruar me kohë. Kështu është shprehur drejtori për shërbime publike, Shkumbin Kastrati, i cili tha se me angazhimin e operatorit ekonomik të përzgjedhur nga komuna, të gjitha rrugët janë të kalueshme si në pjesën urbane ashtu edhe nëpër fshatra.

Kastrati tha se jemi në vazhdimësi në përcjellje të situatës dhe aty ku ka  nevojë për intervenim do të intervenohet. Ndërkohë përveq kompanisë së kontraktuar për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve në qytetin e Gjakovës, të angazhuar u panë edhe punëtorët e  kompanisë rajonale e mbeturinave “Çabrati”të cilët ofruan shërbimin e tyre aty ku ishte e nevojshme. Sipas meteorologëve temperaturat në vendin tonë do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të ardhshme por nuk do të ketë reshje të borës me intensitet të lartë. Moti do të jetë me temperatura relativisht të ulëta. Minimalet do të jenë nga -7 deri më -10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të shkoj nga -1 deri -2 gradë celsius. Përkundër temperaturave në qytet u panë njerëz në lëvizje. Bora është ajo e cila i ka mbuluar sheshet dhe e ka veshur në të bardhë vendin. Pra bora me vete ka sjell bukurinë dimërore që deri tash i ka munguar qytetit tonë dhe qyteteve tjera të Kosovës./TV Syri Vision