Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës për herë të parë kalon në buxhet suplementar, kështu është shprehur drejtori për buxhet dhe financa Durim Halilaj i cili tha se të hyrat vetanake për vitin 2018 kanë arritur në 3 milionë e 700 mijë euro shifër kjo më  lartë e të hyrave në krahasim me vitin 2017 të cilat kanë qenë  3 milion e 30 mijë euro.

Ndërsa sa i përket investimeve kapitale në vitin 2018 shpenzueshmëria ka arritur të jetë 82%. Edhe këtu sipas drejtorit Halilaj ka pasur rritje pasiqë në vitin 2017 shpenzueshmëria ka qenë 73%.

Buxheti i planifikuar për vitin 2019 për komunën e Gjakovës është rreth 25 milionë euro.

Komuna e Gjakovës vazhdon të jetë e përkushtuar në realizimin e planeve të punës të të gjitha drejtorive përkatëse për këtë vit tha Halilaj./TV Syri Vision/