Gjakova
Shkronjat

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj është mbajtur akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rëniës së dëshmorëve  të kombit Nikë Hajdaraj nga Bardhaniqi, Çelë Ukaj nga Lumbardhi dhe Zef Gjokaj nga Dashinoci.

Me këtë rast kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ndau disa kujtime për tre dëshmorët të cilët siq tha ai i kam njohur nga afër.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini tha se në Kosovë jetohet dhe duhet të ndërtohet sepse ky ishte edhe amaneti dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

Në emër të famijeve të dëshmorëve foli  Gjon Hajdaraj.

Të pranishëm në këtë akademi ishin familjarë, përfaqësues të institucioneve, veteranë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarë. Krejt në fund të pranishmit patën mundësin të shohin dokumentarin “Liria mbi supet e komandatit” kushtuar dëshmorit Nikë Hajdaraj./TV Syri Vision/