Gjakova
Shkronjat

Reshjet e borës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë vazhduar edhe sot por me një intensitet më të lartë.  Kjo ka bërë që qyetarët ta kenë më të vështirë qarkullimin. Gjendje të njëjtë kanë edhe shumë rrugë tjera në vend.

Madje edhe rrugët magjistrale janë bërë vështirë të kalueshme për veturat.Ani pse kompanitë në disa pjesë të qytetit kanë bërë pastrimin e trotuareve, janë qytetarët ata të cilët u panë që po e largonin borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore. Kompanitë e kontraktuara nga komuna kanë pastruar disa rrugë dhe trotuare, por ka të tilla që kanë mbetur me borë dhe akull të cilat paraqesin vështirësi sidomos për moshat më të vjetra. Qytetarët ankohen se rrugët dhe trotuaret në qytet janë vështirë të kalueshme. Sipas tyre kompanitë nuk po e bëjnë punën si duhet.

Por, ka edhe qytetarë që nuk e shohin shumë shqetësuese gjendjen e rrugëve me borë.

Nga ana tjetër zyrtarët komunal thonë se për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës, ka pasur probleme në disa zona rurale dhe akse rrugore, mirëpo rrugët në qytetin e Gjakovës janë të kalueshme. Reshjet e dendura kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa vende sidomos në fshatëra. Por për pastrimin e rrugëve janë duke u përkujdesur kompanitë e kontraktuara.

Qela tha se komuna e Gjakovës së bashku me operatorët ekonomik janë në gatishmëri të plotë në mënyrë që që të sigurojnë qarkullim të lirë dhe të sigurt për qytetarët në rrugë dhe trotuare. Me këtë rast apelohet për kujdes të shtuar nga vozitësit si dhe shmangie të qarkullimit përreth zonave malore./TV Syri Vision/