Gjakova
Shkronjat

Të reshurat e borës që kanë rënë përgjatë 48 orëve kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion.

Mirëpo përkundër kësaj rrugët janë të kalueshme dhe sipas statistikave të policisë rajonale të trafikut deri më tani kanë ndodhur 15 aksidente, të cilat përfshijnë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.

Sahatqija kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të kenë një vigjilencë më të shtuar në komunikacion.

Kapiten Sahatqija tha se policia e trafikut është gjatë tërë kohës në teren dhe se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale./TV Syri Vision/