Gjakova
Shkronjat

Nga 14 janari I gjithë arsimi në Kosovë do të jetë  në grevë. Ky qëndrim u bë i ditur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dega në Gjakovë e cila sot ka mbajtur mbledhje me anëtarë të kryesisë  lidhur me veprimet sindikale  në shenjë pakënaqësie për koeficientin e ulët të mësimdhënësve në krahasim me sektorët tjerë.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, që do të nisë ditën e hënë. Në këtë mbledhje e cila u mbat dy ditë më parë përfaqësuesit e sindikatës nga të gjitha komunat e Kosovës janë shprehur të vendosur që të futen në grevë, kështu tha Bajram Salihu I cili e bëri të ditur edhe njëherë vendimin.

Zyrtarë të SBASK-ut thonë se nuk do të tërhiqen nga greva nëse nuk ngritet 30 për qind koeficenti i mësimdhënësve në projektligjin për paga si dhe nëse nuk zbatohet kontrata kolektive e arsimit në Kosovë e cila përfshinë të gjitha dispozitat ligjore. Pra që nga 14 janar i tërë sistemi arsimor në Kosovë duke përfshirë edhe qerdhet do të futen në grevë./TV Syri Vision