Gjakova
Shkronjat

Me rastin  e 35 vjetorit të epopesë së lavdishme të Kodrës së Trimave edhe në Kriens të Zvicrës është mbajtur akademi përkujtimore. Bashkëatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e kësaj ngjarje historike përkujtuan Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën të cilët në natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, ranë heroikisht gjatë betejës me njësitet speciale të ushtrisë dhe policisë jugosllave.

Në orët e mbrëmjes, sot e 35 vite më parë, në Prishtinën e kuqe filloi Epopeja e lavdishme e Kodrës së Trimave, duke rikthyer dinjitetin tonë kombëtar dhe duke paralajmëruar agun e lirisë në nënqiellin shqiptar të Kosovës, kur krismat e armëve të dy drejtuesve të njësiteve guerile të Partisë së Luftës së Kosovës Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, pas një rrethimi të hekurt nga njësitet speciale të ushtrisë dhe policisë jugosllave, po paralajmëronin se ora e luftës për çlirim e bashkim kombëtar kishte rënë tanimë në trojet arbërore. Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative, u tha mes tjerash në këtë akademi përkujtimore./TV Syri Vision