Gjakova
Shkronjat

Klubi I futsallit Liburn është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës, me ç’ rast ka mposhtur në çerek finale FC Pejën me rezultat të thellë  5 me 1. 

 Në palestrën e sporteve "Shani Nushi" është zhvilluar ndeshja në futsal në mes të Liburnit dhe Pejës. Futbollistët e Liburnit arritën të mposhtin Pejën me rezultat të thellë 5 me 1 dhe tashmë janë  bërë pjesë e  gjysmëfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në futsal. Klubi gjakovar Liburn ishte ai që dominoi më shumë në parket dhe fuqishëm ka tundur rrjetën pesë herë. Liburnin e kualifikuan tri gola e Halim Selmanajt dhe nga një e Kemajl Gashit dhe Mentor Mejzinit. Këta golashënues I dhanë vulë kësaj ndeshje e cila pati një rrjedhë interesante. Ndërsa të vetmin golë për skuadren e Pejës e ka shënuar futbolisti Riad Shqerolli. Liburni për tu ballafaquar në gjysmë finale pret fituesin e ndeshjes Prishtina - Malisheva. Ndeshjet gjysmë finale zhvillohen me datat 9 dhe 10 Shkurt 2019, ku Liburni prapë është vendas.Me këtë rast kryesia dhe futbollistët e Liburnit shprehën të bindur se do të fitojnë trofeun e kupës./TV Syri Vision