Gjakova
Shkronjat

Dekadat e fundit të arsimit në Kosovë janë përcjellë me ndryshime të mëdha dhe jo të lehta. Dekadë pas dekade, ky sektor është shoqëruar me sfida nga më të ndryshmet.

Veterantë e shoqatës së arsimit “7 Marsi’ thonë se në krahasim me vitet e mëparshme arsimit në Kosovë i kushtohej rëndësi më e madhe, ndërsa tani mungon përkushtimi, përgjegjësia  dhe puna cilësore. Sipas tyre nëse këto nuk ndryshohen atëherë gjendja në arsim nuk do të jetë e mirë.

Ai tha se përgjegjësinë kryesore për t`i zgjidhur problemet me të cilat shoqërohet arsimi e ka Ministria e Arsimit, por  nuk po funksionon as hallka zingjirore  në sistemin arsimor.

Dihet që arsimi është në grevë, vendim ky i cili erdhi si pasojë e pakënaqësisë së mësimdhënësve lidhur me koeficientin e pagave. E për këtë Dashi revoltën e mësimdhënësve e quan të arsyeshme, por grevën nuk po e cilëson si mjetin e duhur.

Dashi thotë se ata që kontribuan në arsim në periudha të ndryshme kohore , pavarësisht rrethanave të vështira, arritën suksese të larta, që sot janë edhe të dokumentuara . Andaj arsimi është një përgjegjësi e përbashkët dhe progresi mund të jetë i arritshëm nëse bashkëveprojnë të gjitha palët për arsim më të mirë për mirë për fëmijët tanë./TV Syri Vision/