Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Gjini ka theksuar se duhet të shikohet mundësia për përfundimin e grevës dhe se pas vendimit për rritjen e pagave procesi mësimor duhet të fillojë sa më parë.

Ai tha se gjatë këtyre ditëve  ka pranuar mesazhe nga prindër dhe mësimdhënës të komunës sonë të cilët janë shprehur të gatshëm për ta vazhduar procesin e mësimit. Ndërsa të gjithë prindërit kanë qenë të brengosur për mos mbajtjen e mësimit për fëmijët e tyre. Me këtë rast i pari i komunës kërkoj nga drejtorët që nesër në mëngjes shkollat të jenë të ngrohta dhe të gatshme për t’i pritur nxënësit.

Gjatë këtij takimi drejtorët e shkollave shprehën gatishmërinë që nesër të fillojë procesi mësimor./TV Syri Vision