Gjakova
Shkronjat

Në vitin 2018 në qytetin e Gjakovës ka rënë numri I lindjeve , sipas  të dhënave të sektorit të gjendjes civile në vitin 2017 kishte 2886 lindje kurse në vitin 2018 ky numër ka rënë në 2823.

Mirëpo sipas udhëheqëses së këtij sektori Teuta Vokshi këto statistika nuk janë përfundimtare pasi që ka raste kur prindërit nuk paraqiten për ti regjistruar  fëmijët e tyre. Por ka edhe të tjerë që regjistrohen në  sistemin e gjendjes civile në  spital.

Ndërsa sa i pëket numrit të vdekjeve, në qendrën e gjendjes civile në vitin 2018 janë regjistruar 748 vdekje.

Rënie ka pasur edhe tek kurorëzimet.Sipas statistikave në vitin 2017 kanë qenë 1368 kurorëzime ndërsa në vitin 2018 numri ka rënë në 1306.

Regjistrimi  në sitemin e gjendjes civile sipas Vokshit është një obligim ligjor të cilin cdo qytetar duhet ta kryej. Sfidë kryesore në këtë sektor janë rastet të cilat nuk paraqiten për tu regjistruar sidomos ato të lindjeve ku prindërit nuk i regjistrojnë fëmijët e tyre, e për këto raste pëson edhe gjoba./TV Syri Vision