Gjakova
Shkronjat

Gjatë këtyre ditëve në repartin e ortopedisë ka pasur raste të shumta të pacientëve të cilët  kanë kërkuar ndihmë apo përkujdesje ortopedike, e gjithë kjo si pasojë e ngricave dhe akullit I cili është shkaktuar nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta.  

Si rrjedhojë e ngricave në ditët e fundit, rrugët e qytetit në Gjakovë kanë qenë të rrëshqitshme e në shumë raste të mbuluara edhe me akull. Kjo ka bërë që qytetarët të ballafaqohen me ndërlikime apo lëndime të duarve e këmbëve. E vendi në të cilin ata kërkojnë përkujdesje, është reparti I ortopedisë në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Edhe sot u pa që këtu kishte fluks të pacientëve të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë rrëzimeve. Ortopedi dhe traumatologu Burim Sahatqija I cili njëherit është edhe shef në këtë repart thotë se  në ditët e fundit janë shtuar rastet e të lënduarve, kryesisht fëmijë dhe të moshuar.

Sahaqtija tha se ka pasur raste për të cilat është dashur që të bëhen intervenime kirurgjike të cilat kryesisht kanë qenë të suksesshme.

Përkundër rasteve të ndryshme reparti i ortopedisë ka staf të mjaftueshëm për ofrimin e shërbimeve.

Gjatë këtyre ditëve në këtë repart janë hospitalizuar 44 persona, prej tyre 33 kanë pësuar thyerje të kockave e që kanë qenë të nevojshme ndërhyrjet nga ortopedët. Me këtë rast specialistët apelojnë tek qytetarët se kur kanë raste të rënda për tu intervenuar le të paraqiten në Spitalin Regjional të Gjakovës./TV Syri Vision