Gjakova
Shkronjat

Shoqata e veteranvë të arsimit “7 Marsi” në Gjakovë është duke punuar për një projekt të ri i cili ka të bëjë me fillet e arsimit në komunën e Gjakovës deri në vitet 1990-2000. Kryetari i kësaj shoqate Feti Dashi tha se për këtë janë duke kërkuar fakte të dokumentuara në arkive të ndryshme.

Një lehtësim për hulumitmin e tyre po e jep edhe arkivi i komunës së Gjakovës.

Dashi thotë se për herë të parë do të dalë në pah se arsimi në Gjakovë nuk ka filluar në vitet 1916-1917 por dhe më herët.

Për këtë projekt janë duke punuar 9 veteranë aktiv të shoqatës mirëpo nuk mungon edhe bashkpunimi me veteranë të tjerë të arsimit. Sipas tyre ky hulumtim pritet të publikohet në fund të këtij viti./TV Syri Vision/