Gjakova
Shkronjat

Në një ceremoni të organizuar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot u bë ndarja e qmimit “Qytetar i shkëlqyer” epitet ky i cili iu takoj qytetarëve të cilët në një apo mënyrë tjetër kanë kontribuar përgjatë vitit 2018 për një jetë më të mirë të qyteravë në komunën tonë.

Ata që u nderuan janë : Hysen Brahimaj, drejtor i shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në fshatin Shqiponjë për menaxhimin dhe rezultatet e arritura në arsim. Pastaj zyrtari në drejtorin e shërbimeve publike Rexhë Rexha u vlerësua për kontributin e dhënë në përmirësimin e infrastrukturës për një komunë më të mirë. Poashtu me mirënjohje u nderua edhe punëtori i kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”, Zenun Shabanaj për kontributin e dhënë në menaxhimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e qytetit. Ndërsa për kontributin e dhënë në ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes u nderua pjestari i Policisë së Kosovës Naim Rrustaj i cili u shpreh falënderues për ktë qmim.

E për kontributin e dhënë në realizimin e projekteve dedikuar rinisë u vlerësua drejtoresha e organizatës YMCA Dorina Lluka Davies. Kurse Erada Kumnova Baçi u vlerësua për kontributin e dhënë në pastrimin e mjedisit në kuadër të fushatës ta pastrojmë Kosovën e cila është zhvilluar në komunën e Gjakovës.

Në mesin e atyre që u nderuan ishte edhe infermierja e QKMF-së Leonora Bakija e cila u vlerësua për angazhimin në profesionin e saj cdo ditë gjatë vitit 2018.

Ndarja e këtyre qmimeve u bë nga kryetari Ardian Gjini i cili tha se sot nderuam njerëzit që kanë dhënë kontribut për vendin dhe shoqërinë tonë pa asnjë interes vetjak.

Ceremonia “Qyterar i shkëlqyer” sipas kryetarit Gjini tashmë do të jetë tradicionale dhe përgjedhja e tyre do të bëhet nga vetë qytetarët e komunës së Gjakovës./TV Syri/