Gjakova
Shkronjat

Me rastin e 120 vjetorit të Lidhjës së Pejës, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tribunë me temën “120 vjet nga Lidhja e Pejës, shqiptarët sot”. E gjithë kjo u mbajt në qytetin e Pejës.

Nga panelistët u tha se kjo është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë shqiptare. Lidhja “Besa-Besë” shihej si një organizatë e përgjithshme dhe unike kombëtare, që do të bashkonte në gjirin e saj gjithë shqiptarët, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë.

 

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Kurti foli edhe për gjendjen momentale të Kosovës.

Nga ana tjetër historiani dhe profesori Zymer Neziri tha se Haxhi Zeka ishte njeriu që luftoj për idealin e bashkimit kombëtar.

Poashtu u tha se Lidhja e Pejës ka qenë motiv edhe i gjeneratave të tjera për të vepruar në qështjet kombëtare.

Kuvendi i Lidhjes së Pejës mblodhi 500 delegatë  dhe i ftonte shqiptarët për organizim dhe bashkim. Dy qështjet kryesore të kësaj lidhje ishin ruajtja e tërësisë territoriale të vendit dhe formimi i një Shqiptarie ku përfshiheshin katër vilajetet shqiptare: Kosova, Skodra, Manastiri dhe Janina./TV Syri Vision