Gjakova
Shkronjat

Këto janë dy teniserët e klubit “SPOREK” të cilët tash së fundmi janë dekoruar me çmime nga Federata e Tenisit të Kosovës. Tiara Berisha është shpallur “Tenistja e vitit 2018” në kategorinë U11 dhe Baton Haxhiu “Tenisti i vitit 2018” në kategorinë U12.

Nuk është hera e parë që të dy arrijnë të shpallen si më të mirët e vitit. Ata na treguan  se kanë marrë pjesë na gara të ndryshme dhe çoherë kanë arritur të tregohen të suksesshëm.

Nga ana tjetër trajneri Lorik Haxhishabani tha se viti 2018 ka qenë më i suksesshëmi deri më tani për këtë klub. Kjo për shkak të pjesëmarrjes në turne të ndryshme si dhe masovizimit të tenisit tek fëmijët e moshave 6-12 vjeqare si dhe kualitetit.

Pas sukseseve me lojtarët e tij , Loriku na tregoj se është licensuar për të dytën herë nga Federata Botërore e Tenisit si trajner i avancuar, licencë e cila kësaj radhe i është lëshuar nga drejtori për zhvillimin e tenisit në Evropë dhe eksperti nga ITF.

Klubi Sporek numëron rreth 380 antarë me një mesatare mujore rreth 40 teniser të të gjitha grupmoshave me të cilët punojnë 3 trajnerë. Ky klub synon të zgjeroj edhe më shumë aktivitetin dhe përmes kualitetit të përfaqësojë Gjakovën dhe Kosovën jo vetëm në arenën evropiane por edhe atë botërore.