Gjakova
Shkronjat

Është mbajtur mbledhja e katërt me radhë e komitetit për politikë dhe financa. Pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim nga kryesuesi Anton Shala në pajtim me anëtarët e KPF-së u miratuan që të njëjtat të trajtohen në  mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Komiteti Për Politikë dhe Financa I komunës së Gjakovës  sot mbajti mbledhjen e katërt për vitin 2019 , ku pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, pikat e propozuara për shqyrtim kanë marrë miratimin që të njëjtat të trajtohen dhe të miratohen në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale.Gjatë raportimit për gjendjen financiare për periudhën janar-mars 2019 , drejtori i këtij dikasteri Durim Halilaj tha se buxheti fillestar i aprovuar për komunën e Gjakovës për këtë periudhë është mbi 25 milionë euro, ndërsa sa i përket të hyrave rreth 85% e planifikimit periodik është realizuar.

Në këtë mbledhje u diskutua gjërë e gjatë propozim vendimi për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 40 mijë euro për FC “Vëllaznimi”.

Por pati edhe propozime për ndarje të subvencioneve edhe për KH “Shqiponja”.

Në anën tjetër drejtori i shërbimeve publike Shkumbin Kastrati dha raportin për ndriçimin publik.

Poashtu u shqyrtuan edhe propozim vendimet  për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 26 mijë euro për teatrin e qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, si dhe për ndarjen e subvencioneve në vlerë prej 4 mijë euro për  Ansamblin Muzikor të Gjakovës. Miratimet e këtyre pikave erdhën pas detajeve të dhëna nga drejtoresha e kulturës rinisë dhe sportit, Saranda Hyseni./TV Syri Vision/