Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur  në një takim anëtarët e ish – Batalionit shqiptaro – amerikan të UÇK-së “Atlantiku”, tashmë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, ata të cilët gjatë luftës në Kosovë lanë Amerikën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri.

Gjatë këtij takimi u kujtuan momente nga ditët e luftës  si dhe u tha se komuna e Gjakovës është duke bërë përpjekje zhvillimin e përgjithshëm duke pasur parasysh të shkuarën shumë të rëndë dhe atë ka përjetuar tash e 20 vjet. 

Në anën tjetër, përfaqësues të Batalionit, konkretisht shoqatës “Atlantiku”, thanë se e vlerësojnë lartë punën dhe përkushtimin e secilit që angazhohet për një Kosovë më të mire për të jetuar. Ata u shprehën falënderus për pritojen që iu bë.

 

Ky delegacion po qëndron në Kosovë dhe në Shqipëri, në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” dhe pjesëmarrjes direkte të këtyre djemve dhe vajzave në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./TV Syri Vision/