Gjakova
Shkronjat

Ky instalacion u vendos për të shënuar 20 vjetorin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Motoja e kësaj fushate është dhuro një vathë një shenjë sensibilizimi me të mbijetuarat e dhunës.

E një gjë të tillë e bënë edhe përfaqësueset e organizatve Medika Kosova dhe Medika Gjakova. “For Heroines” është nismë e  batalionit “Atlantiku” me mbështetjen e zyrës së kryeministrit të Kosovës, projekt ky që synon shtimin e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe mbështetjes për të mbijetuarat e këtij krimi.

Mes tjerash u bë thirrje për vënien në vend të drejtësisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë./TV Syri Vision/