Gjakova
Shkronjat

Këta janë ergoterapeutët e ardhshëm të Kosovës. Ata dolën sot në qendër të qytetit të Gjakovës për të promovuar tashmë profesionin më të ri shëndetësor Ergoterapinë.

Përmes shpërndarjes së fletushkave informuan qytetarët se qka është ergoterapia dhe cila është rëndësia e saj. Profesori i ergoterapisë në kolegjin Heimerer Adnan Bllaca na tha se kjo lëmi ka të bëjë me rikthimin e funksioneve tek personat me nevoja të veçanta nëpërmjet përfshirjes së tyre në aktivitetet e jetës së përditshme, ku pacienti është gjithmonë në qendër.

Ai tha se një ergoterapeut dëshiron që të ndihmojë individin në arritjen e qëllimieve dhe pavarësinë e shumë gjëra të tjera për të bërë aktivitetet e jetës së përditshme sa më të lehta.

Komuna e Gjakovës gjegjësisht shoqata Handikos është e para në Kosovë që ka filluar ta praktikojë ergoterapinë. Sipas drejtorshës Brilanta Ballata rezultatet më pozitive kanë qenë gjatë 3 viteve të fundit.

Karroca dhe Patericat janë disa nga mjetet ndihmëse të cilat përdoren për procesin e rehabilitimit apo rikthimit të funskioneve të një individi të cilat janë ndërprerë ose janë humbur gjatë një aksidenti, apo edhe gjendjeve të tjera si mjekësore apo dhe mentale.Ky aktivitet u shënua në kuadër të muajit botëror të ergoterapisë./TV Syri Vision/