Gjakova
Shkronjat

Coca-Cola HBC Kosova për herë të  dytë organizon një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”. Pjesë e këtij trajnimi u bënë 30 të rinjë nga komuna e Gjakovës i cili po mbahet në ambientet e qendrës inovative.

Qëllimi kryesor i këtij programi është përgatitja e tyre për tregun e punës. Ky trajnim i cili do të zgjatë tri ditë është dizajnuar asisoj që të ndihmoj pjesëmarrësit të zhvillohen, motivohen dhe ngrisin kapacitetet e tyre duke u bërë më konkurrues për tregun e punës. Ata do të kenë mundësinë të mësojnë në lidhje me menaxhimin e kohës, menaxhimin e projekteve, komunikimin, negocimin, aftësitë e shitjes dhe planifikimit të biznesit, edukimin financiar dhe fusha të tjera, kështu thanë trajnerët.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit po marrin këshilla se si të bëhen pjesë e tregut. Ata thanë se një projekt i tillë është i rëndësishëm për të ardhmen e tyre në karrierë.

Programi i këtij viti parasheh trajnimin e 600 të rinjve nga të gjitha qytetet e Kosovës. Faza e parë po implementohet në Prishtinë, Gjakovë dhe Prizren, ndërsa faza e dytë  në Ferizaj dhe Pejë. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen./TV Syri Vision/