Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë sot ka qëndruar një delegacion nga qyteti Fort Dodge i Iowa-s. Ata u pritën nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Kjo nuk është hera e parë që delegacione nga Iowa vizitojnë Gjakovën për faktin se me këtë qytet amerikan është bërë binjakëzimi kohë më parë.

Qëllimi i këtij takimi ishte se ata kanë dhuruar paisje sportive për njërën nga shkollat e mesme të Gjakovës. Për këtë kryetari Gjini u shpreh falënderues dhë tha që ky donacion nuk është vetëm material por mbi të gjitha është një lidhje që vazhdon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa nën presidenti i Unionit Atletik të Amerikës,  Rusty Buchanan, tha që këto paisje do të shërbejnë jo vetëm për të zhvilluar sportin por për të punuar në ekip, në bashkëpunime të cilat në fushë kthehen në fitore.

Delegacioni nga Iowa ka qëndruar për vizitë edhe në Gjimnazin “Hajdar Dushi”. Me crast drejtori Bedri Cahani i njoftoj për sukseset dhe të arriturat e kësaj shkolle. Por nuk munguan edhe dhurata simbolike në shenjë falënderimi për ndihmen dhe bashkpunimin në mes të dy vendeve. Në anënë tjetër përfaqësues të Iowa u shprehen se se qyteti i tyre është i gatshëm për cdolloj bashkëpunimi me komunën e Gjakovës dhe institucionet tjera arsimore, kulturore dhe sportive.

Krejt në fund gjimnazistët pranuan paisjet dhe rekuizita sportive./TV SYRI VISION/