Gjakova
Shkronjat

Në kuadër të javës së 26-të të ligës së parë në futboll, në stadiumin e qytetit në Gjakovë është zhvilluar ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Vitisë.

Skuadra gjakovare e nisi si është më së miri duke atakuar porten mysafire që nga fillimi, bile në aksionin  e parë  për të arritur tek minuta 21-të kur Jeton Dushi goditi shtyllën. Kur në këtë pjesë nuk u bë më shumë, atëherë erdhi goli ndëshkimit nga Vitia i cili u shënua nga pika e bardhë. Në pjesëlojën e dytë kryetrajneri Blerim Mula bëri tri zëvendësime duke inkuadruar Arlind Bashën, Granit Canen dhe Rron Rogovën. Sulmet u shpeshtuan por pritjet bravuroze të portierit vitias Alban Miftari, i cili ishte lojtari i ndeshjes,  pamundësuan barazimin derisa Dardan Rogova nga një tollovi e krijuar shënoi në minutën e 65 për rezultatin 1 me 1. Edhe me një lojtarë më pak, Vëllaznimi nuk arriti të shënonte ndërsa  skuadra mysafire ishte më e rezikshme me kundersulme duke atakuar seriozisht porten e Muhaxherit dhe përpak  për tu larguar edhe me tre pikë nga Gjakova. Barazimi 1 me 1 në ndeshjen e djeshme Vëllaznimi- Vitia ka sjellë zhgënjim të madh tek tifozeria gjakovare. “Kuq e zinjtë” kanë lëshuar një rast të mirë që me fitore ti afrohen pozitës së dytë që qonë drejpërdrejtë në superligë. Më pas shpërthyen edhe reagimet të shumta në rrjetet sociale të tifozëve për rezultatet aspak të mira në këtë pjesë të kampionatit ku dominonin  mangësit dhe dobësitë e skuadres, për të cilat u kërkua të intervenohet sa më parë. Bordi i Klubit , duke e analizuar rrjedhën e ndeshjes  pos tjerash ka analizuar edhe sjelljen e futbollistit të Klubit, Almedin Murati gjatë zëvendësimit të tij dhe reagimit ndaj publikut. Duke e vlerësuar sjelljen e tij karshi publikut, si të pa pranueshme, Bordi i Klubit, në përputhje me Rregulloren Diciplinore të Klubit, ka marrë vendim që ai  të pezullohet përkohësisht, në afat të pacaktuar, deri në marrjen e vendimit definitiv. Javën e ardhëshme Vëllaznimi luan në Mitrovicë me   Trepcen./TV Syri Vision/