Gjakova
Shkronjat

E filluan ditën me mbjelljen e luleve. Grupi i gjelbërt i shkollës fillore “Mustafa Bakija” me vetëfinancim mbollën lule në oborrin e drejtorisë për Kadastër dhe Pronë.

Ata  zgjodhën që sot t’ia kushtojnë kohën e tyre mjedisit.

Mbjellja e luleve u  bë nën kujdesin dhe  ndihmen e punëtorëve të  kompanisë rajonale të mbeturinave “Çabrati”. E gjithë kjo iniciativë u relizua në kuadrë të garës për Gjakovë të pastër.

Gjatë ditës së sotme edhe në sheshin “Ali Podrimja” me iniciativë të komunës së Gjakovës u mblollën 44 fidane dhe  lloje të ndryshme të luleve, të cilat ia shtuan edhe më shumë bukurinë kësaj pjese të qytetit. Përë të parë nga afër këtë process erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini me bashkëpunëtorë.  Ky park sipas kryetarit Gjini do të rrit kapacitetet këtë vit pasiqë punimet rreth shëtitores së lumit Krena do të arrijnë sivjet deri tek kjo pjesë e qytetit dhe të dyja bashkë do të inkorporohen bukur. Ai gjithashtu është shprehur i lumtur për zhvillimin e garës për Gjakovë të pastër dhe ka falenderuar qytetarët të cilët janë shumë aktiv me aksione të ndryshme për ambient sa më të pastër të komunës sonë.

Edhe në pjesën rekreative Shkugëza  përpos shtigjeve të reja, tashmë është krijuar edhe një pyllëzim i ri në të cilin janë mbjellur 450 fidane të llojeve të ndryshme si dhe përreth shtigjeve  janë vendosur 20 shporta për hudhjen e mbeturinave.

Ata që i janë gëzuar këtij projekti janë qytetarët të cilët kanë zgjedhur që pothuajse cdo ditë të kalojnë kohën e lirë për rekreacion.

Rregullimi i infrastrukturës dhe elementeve të tjera ka bërë që Shkugëza të frekuentohet edhe më shumë nga qytetarë të grupmoshave të ndryshme./TV Syri Vision