Gjakova
Shkronjat

Në pasditën e sotme kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në fshatin Osek Pashë, me ç’ rast u bë përurimi i 5 segmenteve rrugore, gjatësia e  të cilave është 2 mijë e 600 metra dhe vlera e investimit është 167 mijë euro.

Gjithashtu sot janë përuruar edhe projekte të tjera. Tashmë infrastrukturës së qytetit iu shtua edhe rruga “Abedin Tërbeshi“ e njohur në qytet si lagjia e Dibranëve. Gjatë ditës sotme kryetari Gjini bashkarisht me bashkëpunëtorët e tjerë komunal kanë bërë edhe inaugurimin e rrugës "Emin Duraku“. Shtrimi në kubëza i kësaj rruge kuvendit komunal i ka kushtuar rreth 22 mijë euro. Banorët thanë se rregullimin e kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej 230 metra e kanë pritur që 50 vite, dhe sot janë të lumtur që një gjë e tillë u realizua.

Një tjetër projekt infrastrukturor që sot u përurua është edhe  rruga “2 Korriku” në afërsi të spitalit të Gjakovës. Shtrimi me kubëza i kësaj rruge e ka bërë më të lehtë qarkullimi kështu thanë banorët të cilët u shprehën falënderues për realizimin e këtij projekti.

Në anën tjetër Gjini u shpreh që investimi në projekte infrastukturore është një domosdoshmëri e kohës. Rrugët të cilat i përuruam sot kanë një rëndësi të veçantë për banorët pasiqë iu krijohen lehtësi, ndërsa për ne si qeverisje këto projekte na ndihmojnë që të arrijmë që deri në përfundim të vitit 2021 të finalizojmë të gjitha rrugët brenda komunës sonë.

Gjini tha se këtë vit janë prokuruar 25 milion euro, që do të thotë që në Gjakovë po investohet dhe kjo duhet të përkthehet në punë, energji dhe më shumë dashuri për vendin.

Mes tjerash u tha se në ditët në vazhdim edhe  në zona të tjera të Gjakovës do të fillojnë punime të tilla infrastrukturore, të cilat janë investim nga qeverisja komunale./TV Syri Vision/