Gjakova
Shkronjat

Në një konferencë për media përfaqësues të Alternativës dega në Gjakovë kanë thënë se gjatë kësaj qeverisje kemi vërejtur një mori shkeljesh.

Kryetari i kësaj partie Gurakuq Dobruna tha se gjatë monitorimit që ka bërë subjekti alternativa fokus i veqant ka qenë punësimi.

Dobruna përmendi edhe pozitat në të cilat janë bërë punësimet.

Ndërsa sekretari Ali Tafarshiku tregoj se ky subjekt ka ngritur kallëzim penal për kryetarin Ardian Gjini, kryesuesin Anton Shala dhe disa këshilltarë komunal, për vendimin për kullën e Sylejman Vokshit.

Ai pati një kërkesë drejtuar prokurorisë themelore në Gjakovë.

Përfaqësuesit e alternativës thanë se janë duke grumbulluar edhe fakte të tjera të cilat sipas tyre tregojnë shkeljet ligjore që janë bërë në institucione të ndryshme e që do ti publikojnë në konferencat e radhës./TV Syri Vision/