Gjakova
Shkronjat

Sot u shënua 50 vjetori i Normales nga gjenerata e viteve 1968/69. Ata u takuan në vendin ku dikur e zhvilluan mësimin.

U mblodhën pas 50 viteve që nga diplomimi i tyre. Zgjodhën që të takokohen të gjithë së bashku në vendin që dikur ata kanë qenë nxënës të normales në Gjakovë. Organizatori i këtij takimi tha se është kënaqësi që pas kaq shumë vitesh jemi mbledhur në oborrin e shkollës ashtu si dikur.

Gjenerata e tyre tashmë gjysma janë në pension, disa kanë ndërruar jetë e disa për arsye të ndryshme nuk ishin prezent.

 

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe dy profesorët Hashim Binishi dhe Avni Haxhiu.

Normalistët e asaj kohe ishin nga vende të ndryshme si nga Gjakova, Deqani, Peja , Prizreni, Ulqini, Tivari të cilët treguan se pas normales disa kanë vazhduar tutje shkollimin, e të tjerë kanë punuar si profesorë e punë të ndryshme./TV Syri Vision/