Gjakova
Shkronjat

Me rastin e 614 vjetorit të lindjes së heroit  dhe strategut shqiptarë Gjergj Kastritotit- Skënderbeu për herë të tretë u organizua festivali mbarëkombëtarë nga qytetarët dhe bashkatdhetarët e fshatit Brekoc të komunës së Gjakovës.

Në Brekoc të Gjakovës, është mbajtur Festivali Tradicional Mbarëkombëtar, për nder të 614 vjetorit të lindjes së heroit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Vecanti e këtij evenimenti është performimi i këngëve dhe valleve popullore nga troje të ndryshme shqiptare, por edhe servimi i ushqimeve tradicionale. Në këtë festival të pranishëm ishin qytetarë të shumtë, por edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe lokale të cilët thanë se kështu duhet nderuar figuart emblematike të historisë shqiptare.

Organizatorët thanë se  ky festival ka për qëllim ruajtjen e trashëgimisë tonë historike.

Ndërsa historiani Gjon Berisha, tregoi për rëndësinë e kësaj date, e cila simbolizon ditëlindjen e heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në këtë festë morën pjesë edhe artistë nga skena e artit.

Skënderbeu u bë frymëzim për popullin shqiptar, atij i janë kushtuar vargje e këngë ndër vite,e  edhe kësaj radhe nxënësit e shkollës “Zef Lush Marku” intepretuan poezi dhe thuren vargje për Skënderbeun. Sipas organizatorëve tashmë  5 Maji do të jetë dita tradicionale e takimit mes nesh dhe kjo lëndinë e fshatit Brekoc do të jetë vendtakimi ynë./TV Syri Vision/