Gjakova
Shkronjat

Në moshën 42 vjeqare ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë njëherit edhe pjesëtari i Brigadës “Gjakova 137” e UÇK-së, Florent Dujaka. Në nderim të jetës dhe veprës së tij u mbajt mbledhje komemorative ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë të Florentit si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore.

Ndarja e parakohshme e Lentit siq equanin të gjithë na ka goditur të gjithëve.Vepra e tij tregoi se si duhet dashur lirinë dhe se si duhet  mbrojtur vendin, u tha me këtë rast.

Në emër të bashkëluftëtarëve të Florentit foli miku i tij i fëmijërisë Shpend Lleshi.

Ndërsa në emër të familjes folën motra Florida Dujaka – Rezniqi dhe  vajza e Florentit, Elga.

Të gjithë ata që erdhën në këtë akdemi përkujtimore, bënë homazhe pranë funeralit me trupin e pajetë të luftëtarit në foajenë e pallatit të kulturës “Asim Vokshi”. Homazhe bënë edhe përfaqësues të kuvendit komunal si dhe përfaqësues të partive politike si Vetëvendosje, Alternativa të cilët njëherit vunë edhe kurora me lule pranë arkivolit me trupin e të ndjerit. Florent Dujaka la pas vetës bashkëshorten Blerinën  si dhe fëmijët Elgën Ledorin dhe Arin. Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e qytetit./TV Syri Vision/