Gjakova
Shkronjat

Me homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, po kujtojnë veprën dhe heroizimin e dëshmorëve, invalidëve, dhe veteranëve të Brigadës 137”Gjakova” të UCK-së si dhe 20 vjetorin e themelimit të kësaj brigade.

Dihet se formimi i saj erdhi në kohën kur u paraqit nevoja që të ndërhyhet në qytetin e Gjakovës, që të ndalen masakrat e ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të saj. Me këtë rast komandanti i kësaj brigade, Agron Kryeziu,  tha se edhe pse ka ende dhimbje për jetën e humbur të disa pjesëtarëve të brigadës, sot ata ndihen të lumtur që gjeneratat e reja kanë mundësinë të jetojnë dhe veprojnë lirshëm.

Sot është dita e lavdisë të të gjithë të rënëve , ndërsa për Gjakovën kjo është datë krenarie që do të mbetet përherë në historinë tonë thanë bashkëluftëtarët.

Për ti nderuar dëshmorët erdhën edhe  përfaqësues të kuvendit komunal të Gjakovës të cilët vendosen kurora lulesh pranë varreve dhe bënë homazhe.

Në këtë vit jubilar të 20-të vjetorit të brigadës 137 “Gjakova” për ti kujtuar gjithë të rënët e lirisë erdhi edhe kryetari i lëvizjs Cetëvendosje Albin Kurti. Ai u shpreh se kontributi I këtyre dëshmorëve duhet të kujtohet gjithmonë, e edhe gjeneratat e ardhshme duhet të dinë për veprën e tyre jetësore.

Si edhe cdo vit tjetër pranë varreve të dëshmorëve qëndronin familjarë të tyre, të cilët ende i kujtojnë ata me mall dhe dhembje, por që sipas tyre flijimi i tyre për liri ishte një mision me vlerë. Në ditën e shënimit të Epopesë së Çabratit, po sot janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh edhe në varrezat martirëve në kodren e Çabratit të rënë me 7 Maj të vitit 1999. Mes tjerash u tha se beteja e Çabratit e zhvilluar më 7, 8 e 9 maj është e një rëndësie të veçantë për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës. Gjatë ditës sotme nën organizimin e sektorit për menaxhim të mbeturinave u bë mbjellja e 110 fidaneve.E gjithë kjo në nderim të 23 dëshmorëve dhe 87 martirëve. Këto fidane u mbollën nga luftëtarët e Brigadës “137 Gjakova” në kujtim të shokëve e shoqeve të rënë në betejen e Çabratit. Lokacioni i tyre nuk kishte si të ishte ndryshe pos në rrugën që mban emrin e heroit Bujar Roka./TV Syri Vision/