Gjakova
Shkronjat

Në praninë e shumë qytetarëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, strukturave udhëheqëse, përfaqësuesve të subjekteve politike, fillimisht në këtë akademi ish -komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit,  dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Brigada 137 “Gjakova” do të mbetet në historinë tonë, si e vetmja që bëri luftë urbane, ndërsa Gjakova si rajoni me kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Në anën tjetër kryetari i komunës Ardian Gjini theksoj se beteja e Çabratit përbënte një histori të vet luftës, vendosmeria e djemve dhe vajzave të brigadës “137 Gjakova” krijonte një përparësi ushtarake duke u bërë edhe brigada e parë që ndërhyu në brendi të një qyteti në Kosovë.

Në shënimin e këtij përvjetori jubilar u shpalosen edhe disa kujtime të ditëve kur u formua Brigada “137 Gjakova” dhe hyrja e pjesëtarëve të kësaj strukture ushtarake të UÇK-së në qytetin e Gjakovës.

Në emër të familjeve të dëshmorëve foli motra e dëshmorit Ahmet Gjikolli.

Më 7 maj në Kodrën e Çabratit, në një luftë të ashpër të kësaj Brigade me forcat serbe u vranë dëshmorët Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Dashmir Krasniqi, Armend Qymyri, Tom Gjoka, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Kushtrim Hoxha, Yllka Domi, Agim Haxhiavdyli dhe Taulant Nura. Në këtë betejë u plagos edhe komandanti i Brigadës 137 “Gjakova” Agron Kryeziu. Këtë detyrë me shumë dinjitet pastaj e ushtroi Avdulla Babalia. Në betejën e Çabratit kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje./TV Syri Vision/