Gjakova
Shkronjat

Familjarë të të vrarëve dhe të burgosurve nga rasti i Kumanovës protestuan sot në qendër të Gjakovës për të kërkuar më shumë angazhim nga shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë për zbardhjen e këtij rasti.

Duke u thirrur në mbrojtjen e qytetarëve si obligim kushtetues, familjarët e viktimave të rastit Kumanova, kritikuan institucionet kosovare për mosinteresimin e tyre ndaj shtetasve kosovarë që janë vrarë e burgosur në Maqedoni.

Familjarët patën një thirrje ndaj qeverisë së Kosovës dh asaj të Shqipërisë. Ata kërkuan hetim ndërkombëtar për tërë rastin.

 

Nga luftimet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 , gjatë përleshjes u vranë tetë policë të forcave maqedonase dhe 14 anëtarë të grupit të armatosur. Ndërsa me 2 nëntor të vitit 2017 Gjykata Penale në Shkup për rastin e Kumanovës, prej 37 të akuzuarve, shumica shtetas të Kosovës, 7 i dënoj me burg të përjetshëm; 13 të tjerë, ndër ta Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli u dënuan me nga 40 vjet burg. Dënimet tjera sillen nga 13 deri në 20 vjet burg, ndërkohë që katër persona janë shpallur të pafajshëm./TV Syri Vision