Gjakova
Shkronjat

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Zekeria Rexha”  kremtuan 64 vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor. 

Të pranishëm në këtë festë ishin përfaqësues të drejtorisë së arsimit, veteran të arsimit, drejtor të shkollave, mësimdhënës si dhe prindër.

Rudi përmendi edhe disa suksese të shkollës.

Ndërsa drejtori i arsimit, Bernard Frrokaj tha se kjo shkollë na bënë të ndihemi krenar me sukseset që po i arrin në edukimin dhe arsimin e brezave të rinj.

Në këtë festë nuk mungoj edhe ndarja e qmimeve dhe mirënjohjeve për nxënësit më të mirë të cilët kanë treguar sukses në garën komunale për kreativitet kulturor dhe mendim krtik në kategori të ndryshme.

Festa e kësaj shkolle u karakterizua me pika të ndryshme artistike të përgatitura nga nxënësit së bashku me mësimdhënësit. Po kremtojnë festë të dyfisht përvjetorin e shkollës dhe 109 vjetorin e linjdes së patriotit dhe intelektualit “Zekeria Rexha”, emrin e të cilit e mban me krenari kjo shkollë, u tha me këtë rast./TV Syri Vision/