Gjakova
Shkronjat

Pavarësisht iniciativave të pastrimit në lagjen Ali Ibra, kjo zonë vazhdon të jetë e përfshirë nga mbeturinat në të gjitha anët e saj. Një gjë e tillë mbetet shqetësuese si për kuvendin komunal ashtu edhe për organizata të tjera.

E sot me iniciativë të zyrës komunale për Komunitete dhe Kthim, në kuadër të Garës për Gjakovë të pastër, aksioni për pastrimin e lagjes “Ali Ibra” filloj qysh në orët e hershme të mëngjesit.

Mbeturinat të cilat e kanë kapluar këtë lagje janë një problem që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje. Mirëpo sipas zyrtarëve për menaxhimin e mbeturinave komuna e Gjakovës është në finalizimin e procedurave ligjore për fillimin e pastrimit të stacionit transfer.

Banorët e këtushëm kërkojnë që kompania rajonale “Çabrati” t’I largojë mbeturinat, me zotimin se do të kryejnë pagesat për shërbimet e kësaj kompanie. Kryetari I kësaj lagje, Bedrush Podrimja, shprehet se tërë ky kaos I mbeturinave, është krijuar, pasiqë banorët nuk po kanë ku t’I hudhin ato.

Ky aksion pastrimi ka përfshirë pjesëmarrjen aktive të vullnetarëve të OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare.

Ani pse pastrimi i kësaj lagje ishte në të mirë të banorëve, ata që u aktivizuan më shumë ishin fëmijët. Por gjatë ditës sotme u pa që edhe kompania e mbeturianve “Çabrati” përmes makinerive të rëndë po bënin pastrimit e mbeturinave të shumta që krijohen në këtë lokalitet përmes deponive të egra. Përkundër cdo iniciative ajo qka u kërkua nga banorët e lagjes është që të jenë më të përkushtuar në ruajtjen e ambientit ku ata jetojnë./TV Syri Vision/