Gjakova
Shkronjat

Në nderim të martirëve të vrarë me 10 maj të vitit 1999-të në Gjakovë u mbajt akademi përkujtimore.20 vite me parë Gjakova përjetoj një nga ngjarjet me të rënda në historinë e saj, u vranë e u masakruan  qytetarë të shumtë nga ushtria paramilitare serbe.

E sot dhimbja dhe krenaria u bënë bashkë, thanë të pranishmit.

Edhe sot familjarët kërkuan zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

Përveq familjarëve dhe përfaqësuesve të organizatave si dhe institucioneve qendrore, të pranishëm në këtë akademi ishin edhe shokët e shoqet e martirit Visar Sharani të cilët i thanë disa fjalën për shokun e tyre.

Krejt në fund nuk munguan edhe fjalët e nënës së Visarit, Luljetës. Ajo mes emocionesh pati edhe një mesazh për brezat e rinj.

Gjaku i tyre i ujiti lulet e pranverëës dhe u bë themeli i lirisë së Kosovës u tha me këtë rast./TV Syri Vision/