Gjakova
Shkronjat

Që nga fillimi i vitit e deri më sot, zjarrëfikësit në Gjakovë kanë intervenuar në 386 raste, prej tyre 282 kanë qenë raste të shuarjes së zjarrit.

Sipas Komandantit të Brigadës së zjarrëfikësve Xhavit Gashi falë profesionalizmit të pjesëtarëve të kësaj njësie është arritur që të luftohen me sukses vatrat e zjarrit.

Komandanti Gashi shprehu falenderime për zjarëfikësit të cilët janë të gatshëm për cdo aksion, por pati edhe një apel për qytetarët.

Brigada e Zjarrëfikësve në Gjakovë ka një staf prej 47vetash,  ndërsa sa I përket teknikës gjithësej janë 11 kamion të rregullt.Ndërsa në këtë javë falë bashkpunimit me kuvendin komunal gjegjësisht drejtorinë e emergjencave pritet që 6 kamion të rregullohen.Përkundër cdo sfide njësia e kësaj brigade është  në dispozicion për qytetarët e komunës së Gjakovës 24 orë./TV Syri Vision/