Gjakova
Shkronjat

Përgatitja e CV-së është një nga elementet e trajnimit për zhvillimin e shkathtësive të buta të cilën po e mësojnë nxënësit e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha”. E gjithë kjo po realizohet në kuadër të trajnimeve që po i ofron qendra për karrierë. Sipas trajnerëve  kjo qendër po ju ofron nxënësve mundësitë për të fituar njohuri, aftësi dhe përvojën e duhur për të identifikuar  dhe shqyrtuar alternativat në tregun e punës dhe për të pasur sukses në shoqëri.

Shehu tha se janë kryer të gjitha sesionet informuese në të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës dhe tani do të fillojnë me fazën e trajnimeve për të gjithë nxënësit e shkollave profesionale.

Se cilat janë disa nga trajnimet që këta nxënës po i ndjekin këto ditë na tregoj zyrtarja e lartë Xhemajlie Cana dhe njëherit trajnere në këtë qendër.

Se këto trajnime janë më se të domosdoshme thanë edhe vetë nxënësit.

Orientimi në karrierë përfshin një sërë aktivitetesh nëpërmjet të cilave njerëzit mund të ndihmohen për të marrë vendimet që përcaktojnë rrjedhën e zhvillimit të tyre sin ë aspektin profesional ashtu edhe arsimor./TV Syri Vision/