Gjakova
Shkronjat

Vetëm 9 kilometra e ndajnë fshatin Kusar nga qyteti I Gjakovës. Një vendbanim kodrinoro-malor që shtrihet rrëzë maleve të Pashtrikut. Ajo që e karakterizon fshatin Kusar dhe fshatërat tjerë përreth është bukuria natyrore.

Por veqantia e këtij fshati dhe krenaria e banorëve të kësaj ane janë shpellat e shumta të cilat e bëjnë edhe një vend turistik. E pikërisht për mbrojtjen e natyrës dhe këtyre shpellave banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë dhe Moglicë të Gjakovës sot kanë protestuar në vendin e quajtur ‘Shpella e Kusarit’ në rrugën Kusar-Goden. Shkaku i protestës ishte mbrojtja e natyrës nga ndërtimi I një gurthyesi në afërsi të shpellave, I cili sipas tyre ka marrë leje nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe se një gjë e tillë është bërë pa dijeninë e banorëve. Ata thanë se kjo zonë është me prioritet dhe duhet mbrojtur nga qfarëdo shkatërrimi joligjor.

I shqetësuar lidhur me trajtimin e zonës për rreth shpellës së Kusarëve dhe ndërtimin e gurthyesit në afërsi të saj u shpreh edhe kryetari I Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. Pikërisht për këtë ai tha se iu jam drejtuar me kërkesë Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrit të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe kryeministrit Haradinaj lidhur me ndalimin e eksploatimin dhe thërrmimin e gurit gëlqeror në fshatin Kusar.

Shkatërrimi i ambientit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Brenda vitit shumë kodra, zona malore, po shkatërrohen. Kjo gjendje e rëndë ambientale është si pasojë e mbi 184 gurthyesve të licencuar të cilët po e degradojnë ambientin në Kosovë. Alarmuese situata është edhe nga gurthyesit të cilët llogariten se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale. Andaj mbetet nga insitucionet relevante që të ndërmarrin masa për parandalimin e shkatërrimit të mjedisit dhe natyrës në vendin tonë./TV Syri Vision/