Gjakova
Shkronjat

Mbrëmë pas reshjeve të shiut ka pasur vershime në disa lagje në qytetin e Gjakovës. Si pasojë e kësaj janë shfaqur probleme në sistemin e kanalizmit, ku në podrumet e disa shtëpive kanë dalur në sipërfaqe ujërat e zeza.

Banorët kërkojnë që të ndërmirren masa dhe të rregullohet kjo qështje e cila po i preukopon.

Krejt dolën në sipërfaqe nga rrjeti i kanalizimit. Kanë mjaftuar reshjet e shiut që ujërat e zeza të mbulojnë hapësirat e podrumeve të shtëpive në disa lagje të qytetit të Gjakovës. Situata më e rënduar ishte në rrugën  “Gjergj Fishta”. Ekipi I televizionit Syri Vision ka qenë në vend të ngjarjes ku gjatë realiziimit të xhirimeve është parë që në ndihmë të këtyre banorëve kanë dalur ekipe të ndryshme. Drejtoria e shërbimeve publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ekipi I zjarrëfikësve si dhe ai I kompanisë Çabrati ishin ata që u munduan që bashkarisht të bëjnë sanimin dhe ç’bllokimin e pusetave të rrjetit të kanalizimit. E poashtu përmes paisjeve adekuate u intervenua edhe në largimin e ujërazve të zeza nga shtëpitë. Por pavarësisht kësaj banorët thonë se ata kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Ata janë të preukopuar dhe kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të mirren masat konkrete në rregullimin e kësaj qështje.

Por këto vërshime sipas drejtorit të shërbimeve publike, Shkumbin Kastratit erdhën për shkak të problemeve teknike të cilat janë shfaqur në punimet projektit për rrjetin e ujërave të zeza, I cili është duke u kryer nga KFW.

Kastrati thotë se  ky problem do të evitohet me vendosjen e pusetave të eshkarkimit dhe vendosjen e gypave.

Në anën tjetër zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Kaltrina Rudi Nikoliqi ka thënë se vërshimet janë shkaktuar për shkak së konsumatorët nuk e kanë bërë  ndarjen e pusetave atmosferike dhe  atyre fekale. Qytetarët janë të obliguar që ta bëjnë individualisht këtë ndarje dhe se Kompania e Komuna nuk janë përgjegjëse për këtë. KFË-ja janë duke punuar intensivisht në realizimin e projektit dhe nëse nuk arrijmë të bashkëpunojmë e kemi shumë të vështirë të arrijmë rezultate të kënaqshme.

Kompania e Ujësjellësit dhe komuna e Gjakovës apelon tek të githë qytetarët që sa më shpejtë të bëjnë largimin e ujërave atmosferikë nga kolektorët e ujërave fekal. Mos aplikimi i një ndarje të tillë shkakton telashe sa herë që do të kemi reshje shiu si ato të djeshmet. Kjo vërejtje është mëse e domosdoshme për banorët përgjatë rrugëve ku kalon traseja kryesore e kolektorit nga “Zidi i Sadik Agës” nëpër rrugën “Nëna Terezë” deri në paralgjen “Dardania”. Andaj sipas zyrtarëve komunal nëse ndarja e ujërave nuk arrihet të bëhet deri në muajin shtator të këtij viti, ne si institucion do të detyrohemi që të marrim masa për gjobitjen tuaj./TV Syri Vision/