Gjakova
Shkronjat

Sipas zyrtarëve në Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë, dhe Zhvillimit Rural në Gjakovë, këtë vit në komunën tonë janë mbjellur gjithsej 4 mijë hektarë grurë, ndërsa sa I përket mbjelljeve pranverore janë mbjellur 750 hektare perime.

Me fillimin e stinës së pranverës, edhe bujqit e komunës së Gjakovës kanë realizuar si zakonisht mbjelljen e kulturave pranverore . Sipas zyrtarëve të drejtorisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural në komunën tonë janë mbjellur 750 hektarë nme perime. Poashtu është bërë monitorimi i këtyre kulturave gjendja e tyre është shumë e mire thonë ata.

Kushtet atmosferike dhe reshjet e fundit kanë qenë të volitshme për kulturat pranverore.

Që këto kultura bujqësore të kultivohen në gjendje sa më të mirë dhe të japin frutet e tyre atëhere ajo qka kërkohet nga fermerët  është ti kushtojnë kujdes dhe të kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme bujqësore./TV Syri Vision/