Gjakova
Shkronjat

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. Pas miratimit të rendit të ditës të propozuar nga kryesuesi Anton Shala, në këtë mbledhje është vendosur që shqyrtimi i kërkesave për miratimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis dhe Planin Lokal për Veprim në Biodiversitet të shtyhet për një takim tjetër pasi nga anëtarët e KPF-së është kërkuar që në këtë plan të ketë edhe plotësime të tjera.

 Poashtu anëtarët e këtij komiteti kanë miratuar edhe Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal. Njëjtë vepruan edhe me tri pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të kuvendit komunal të datës 30.03.2018, për formimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në procedurën e Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale, si dhe propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të datës 28.02.2018, për formimin e Komisionit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale. Një pikë tjetër që gjeti miratim ishte propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në Procedurën e Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale. Sqarimet për këto vendime i dha udhëheqësi i sektorit ligjor Frrok Gjergjaj.

Gjatë kësaj mbledhje u tha se kuvendi komunal, gjegjësisht asamblea komunale bashkë me zyren e kryetarit dhe mekanizmat tjera kanë marrë vendime të rëndësishme të cilat janë në interes të qytetarëve të Gjaskovës.

Ndër të tjera u diskutuan dhe propozuan edhe pika të tjera, prej tyre edhe propozim-vendimi i kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për themelimin e ndërmarrjes së re publike lokale “Arkitekti i Qytetit” . Të gjitha këto kanë marrë miratimin që të njëjtat të trajtohen dhe të miratohen në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal e cila do të mbahet me 30 maj./TV Syri Vision/