Gjakova
Shkronjat

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar një hulumtim se si një biznesmen nga Gjakova pretendon se Hasan Beqa, vëllai i deputetit të PDK-së Hajdar Beqa, i ka kërkuar aksione në kompani për t’i hapur rrugë marrjes së një kontrate nga komuna e Gjakovës. Në këtë emision thuhet se biznismeni Hajdar Podrimja i cili është përfaqësues i kompanisë ‘Gjakova Reciklim’, në vitin 2017 e kishte fituar ankandin për reciklimin e mbeturinave ndërsa në fund qeverisjes së re të Gjakovës i kishte mbetur vetëm nënshkrimi i kontratës.

Mirëpo sipas deklarateve ndërrimi i pushtetit solli edhe kërkesa të tjera, përfaqësuesit e kompanisë pretendojnë se nuk arritën ta nënshkruajnë kontratën për faktin se njerëzit e lidhur me pushtetin e komunës së Gjakovës i kishin kërkuar 33% te aksioneve ne këmbim që kontrata të nënshkruhej.Për ta dëshmuar këtë Hajdar Podrimja për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka thënë se ka prova në mesin e të cilave një mesazh në telefon ku decidivisht i ishin kërkuar 33% e kompanisë. Deklarata këto të cilat janë publikuar edhe në portalin kallxo.com. Lidhur me këtë qështje Lëvizja Vetëvendosje dega në Gjakovë sot doli në një konferencë për media. Kryetari i këtij subjekti politik Agon Batusha tha se heshtja e qeverisjes komunale për përmirësimin e situatës në stacionin transfer të mbeturinave mbartë në vete elemente korruptive. Batusha iu bëri thirrje organeve komunale dhe atyre të drejtësisë  të veprojnë sipas ligjit.

Në anën tjeter kryetari i komunës Ardian Gjini tha për televizionin Syri Vision se ka tre muaj që këtë lëndë e ka përcjellur në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Në biseden e publikuar në mes të dy biznismenëve është përmendur edhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa. Sipas vëllai të tij, Hajdar Beqa ka lidhje të mira me gjyqtarët dhe se nëse e përmendim “mund të na bën ndonjë padi, ka thënë Hasan Beqa. Por pas transmetimit  të këtij hulumtimi ka reaguar deputeti Beqa duke thënë se ai nuk ka të bëjë asgjë me këtë proces dhe se dy biznesmenët kanë keqpërdorur emrin e tij. Përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook deputeti Beqa ka shkruar :  “Sonte në emisionin "Drejtësia në Kosovë" me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, pa të drejtë mu përmend emri im, kinse unë kam ndikuar në prishjen e një ankandi, në të cilin pretendojnë që vëllau im paska tentuar të bëhet aksionar. E them me përgjegjësi morale e juridike, që unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë proces, dhe dy personat e ashtuquajtur biznesmen kanë keqpërdorur emrin tim. Une i bëj thirrje Prokurorisë se sa me shpejtë që është e mundur ta hetojnë këtë rast”, shkroj ai në facebook./TV Syri Vision/