Gjakova
Shkronjat

Në Gjakovë sot janë shpërndarë pako ushqimore për 100 familje të cilat jetojnë në gjendje të rëndë socio-ekonomike.Këto pako u ndanë nga shoqata humanitare dhe bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me shoqatën Khalife nga Emiratet e Bashkuara.

Këto pako ushqimore u sollën nga shoqata Khalife nga Emiratet e Bashkuara. E gjithë kjo është në kuadër të projektit “Shporta e Ramazanit” dhe u realizua në bashkpunim me shoqatën bamirëse “Bereqeti” dega në Gjakovë.

Anëtarët e këtyre familjeve u shprehën falënderues për ndihmat që I morën.

Kjo iniciativë u përgëzua edhe nga kalimtarët e rastit.

Gjatë dites sotme me pako ushqimore u ndihmuan edhe gratë të cilat marrin shërbime në shoqatën “Medika Kosova”. Iniciativa të tilla humane janë të shpeshta, pasiqë shoqata humanitare bamirëse ‘Bereqeti” dega në Gjakovë varësisht nga fondi që mbledh nga vullnetarët në cdo muaj ndanë pako ushqimore për familjet skamnore./TV Syri Vision/