Gjakova
Shkronjat

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit ekonomik ka hapur konkursin e aplikimit për grante të bizneseve, në kuadër të programit “Fondi zhvillimor për ndërmarrje mikro, të vogla, dhe të mesme”.

Drejtori i këtij dikasteri Ferdinand Kolaj, tha se vlera e financimit të një granti do  të jetë nga 2 mijë deri në 5 mijë euro.

Kolaj shtoj se qëllimi i këtyre granteve është zgjerimi i biznesit. Forcimi i kapaciteteve të tyre dhe nxitet rritja e punësimit.

Afati i fundit për aplikim është deri me 4 qershor. Çdo biznes që do të jetë përfitues i grantit duhet të participojë nga vlera financiare së paku 20 %./TV Syri Vision/