Gjakova
Shkronjat

Për herë të parë në Kosovë e pikërisht në qytetin e Gjakovës ka qëndruar për vizitë nobelisti për paqe Ernesto Kahan. Me dëshirën e tij si dhe me ftesën e  klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” vendosi që në këtë qytet të promovojë librin me poezi “Pakti im Testament”.

Të pranishëm në këtë promovim ishin adhurues të fjalës së shkruar, përfaqësues nga intitucioonet lokale, studentë si dhe artdashës. Përveq fjalëve miradije që u folën, poashtu u tha se ky aktivitet ka një rëndësi të veqantë për faktin se është nobelisti i parë që vjen në Gjakovë.

 

 “Pakti im Testament” është një përmbledhje me poezi shumë specifike, të cilat shtrojnë dilemat antropolitike mbi qështjen e njeriut. Autori përmes diversitetit krijues nga bota reale në këtë libër ka trajtuar shumë tema si Tel Avivin, Aushvicin, Holokaustin, vende e ngjarje të ndryshme.Kështu tha redaktori i këtij libri Engjëll Berisha.

Ky libër është përkthyer edhe në gjuhen shqipe. Nga anglishtja e përktheu Jeton Kelmendi.

Krejt në fund fjalën e mori nobelisti për paqe dhe njëherit autoti i librit, Ernesto Kahan, i cili u shpreh falënderues ndaj qytetit të Gjakovës për mikpritjen.

Në emër të qytetit të Gjakovës nobelistit Kahan iu nda edhe mirënjohje për vizitën dhe provomin e librit. Kujtojmë se Ernesto Kahan, ka fituar Çmimin Nobel në vitin 1985, për Paqe në Botë, duke luftuar kundër armëve nukleare. Është poet me renome ndërkombëtare, mjek i mirënjohur në botë e poashtu edhe ligjërues për mjekësi në disa shtete botërore dhe predikues i paqes./TV Syri Vision/