Gjakova
Shkronjat

Sot filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës  në fshatin Babaj I Bokës. Përveq banorëve i pranishëm ishte edhe kryetari I komunës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët.

Gjatësia e kësaj rruge është  rreth 1200 metra  dhe kap vlerën mbi 61 mijë euro financim ky nga qeverisja komunale. Me këtë rast kryetari Gjini është shprehur se përveq këtij projekti së bashku me drejtorinë e sherbimeve publike janë duke punuar edhe në finalizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të cilat janë projekte të qeverisjes komunale.

Ata që e mirëpritën këtë projekt janë banorët e kësaj ane të cilët thanë se kjo rrugë ka një rëndësi të veqantë sespe bëhet lidhja e lagjeve Ukshini, Zenel Ukët dhe Rexhë Alijaj.

Një projekt tjetër infrastrukturor I cili filloj sot është edhe rregullimi dhe asfaltimi I rrugës në fshatin Nivokaz  në gjatësi prej 1780 metra me vlerë të investimit mbi 117 mijë euro. Ndër të tjera u tha se po punohet në infrastrukturë dhe finalizimi i këtyre projekteve sjellë të mira të përgjithshme për banorët e Gjakovës./TV Syri Vision/